Nga Klevis Bakillari

Në vitin 2005 ish Sekretarja e Shtetit e Shteteve të Bashkuara Condoleezza Rice dhe më pas shumë të tjerë në qeverinë e SHBA, përdori e para termin ‘poste të  tiranisë’ për të karakterizuar qeveritë e vendeve të caktuara si regjime tot alitare ose dikt atura. Përveç identifikimit specifik të Bjellorusisë, Kubës, Iranit , Mianmarit, Koresë së Veriut dhe Zimbabves si shembuj të tiranisë, Rajs karakterizoi Lindjen e Mesme si një rajon të tir anisë, dëshpërimit dhe zemërimit. Fillimi i viteve dymijë do të hapte llogaritë e një lufte frontale të SHBA ndaj vendeve dikta toriale, për demokratizim. Llogari që janë akoma të hapura dhe shumë prej rezultateve ne i njohim sot. Shumë sisteme kanë rënë dhe të tjerë u ngritën. Por a u rrit niveli i zotërimit të lirisë dhe shprehjes së lirë bashkë me vendosjen e sistemeve demokratike?

Bota duhet të zbatojë atë që politikani dhe aktivisti civil izraelit, Natan Sharansky e quan “prova e sheshit të qytetit”: ‘nëse një person nuk mund të hyjë në mes të sheshit të qytetit dhe të shprehë pikëpamjet e tij ose të saj pa frikë nga arrestimi, bur gosja ose dëmtimi fizik, atëherë ai person po jeton në një shoqëri fr ike, jo në një shoqëri të lirë. Ne nuk mund të pushojmë derisa çdo person që jeton në një “shoqëri fri ke” të ketë fituar më në fund lirinë e tij’.

E izoluar dhe e bllokuar nga çfarëdolloj komunikimi me botën e civilizuar, shumë shpejt shoqëria shqiptare pa në duar dhuratat që solli ardhja e bardhë e demokracisë. Grumbullimi i një zemërate shumëvjeçare dhe prapambetjeje mohuese, çuan në çoroditje përballë realitetit të ri. Një pjesë emigruan drejt ‘të bukurës së panjohur’, disa vodhën e shkatërruan çfarë iu doli përpara nën efektin e hakmarrjes, disa pranuan butësisht ndërrimin e realiteteve dhe disa vazhduan të punojnë për rendin e ri. Ndryshoi gjithçka. Vetëm se substanca e elementit të lirisë dhe që materilizohet në protest, mbeti e strukur brenda shqiptarit dhe nuk mundi të fluturoi jashtë kraharorit e të pushtonte sheshet. U deshën mbi 20 vite që të mbërrinte dita e protestës së parë të shqiptarit qytetar dhe jo shqiptarit politik. Njëzetë vite u deshën që të shka llmohej modeli parapolitik i qeverisjes frik ësuese.

Pas vitit 2013, jeta sociale pësoi një ridemensionim. Janë vetëm disa momente që matin dhe shënjojnë progresin e demokracisë së  brendshme ku jeton shoqëria. Rasti i parë dhe këmba e mbarë ishte protesta kundër ar mëve kimike, më pas shumë protesta të opozitave, të gazetarëve,të artistëve, të fermerëve, të naftëtarëve etj. Kjo qeveri, ka dëshmuar se ështe partizane e lirisë së  shprehjes. Jo sepse shkruhet në ligj por sepse kjo qeveri ushqehet nga fryma liberale e pohimit dhe sondimit  të vlerave më të spikatura intelektuale dhe qytetare. Qeveria socialiste ka ndihmuar në përfaqësimin e shoqërisë në çdo nivel. Madje deri aty sa nuk është aspak e tepërt të thuash se, kjo qeveri mësoi shoqërinë të protestoj jo vetem kur i thërret partia. Dhe si çdo protestë ka qëllimin dhe të papriturat e saj, qeveria ka menaxhuar butësisht sjelljen e sertë të elementëve apo subjekteve (partiake) të dhunshëm. Sepse sot Tirana është qytet pa tirani. Lidership i dekadës së fundit ka bërë që shqiptarët të dalin nga lëvozhga e frikës dhe kulturës së kërcënimit. Ta bëjnë zërin e tyre të degjohet. Të çohen, pa merakun se dikush do t’i godasë sot dhe intimidojë nesër.