Ish kryeparlamentarja, Jozefina Topalli nuk ndal a k uz at ndaj kreut të PD, Lulzim Basha për të cilin thotë se është garancia e vetme që Rama ka qenë tetë vite në pushtet. Sipas Topallit, Basha është ar ma që Rama do të përpiqet të marrë mandatin e tretë. “Ajo nuk është më Partia Demokratike, ajo ruan vetëm dy gërmat, siglen e PD. Partia Demokratike është parim, filozofi është mision dhe të gjitha këto janë të trad htuara. Ai njeri është personi dhe garancia që Rama ka qenë tetë vite në pushtet me të cilin ndan shumë gjëra. Është ar ma me të cilin Rama do të përpiqet të marrë mandatin e tretë” u shpreh Topalli në një intervistë për Euronews.

Sipas saj, është unike në botë që qytetarët janë më të pakënaqur ndaj opozitës sesa ndaj qeverisë. “Po të kishte pasur opozitë, Rama nuk do ishte sot, ndaj edhe 70% e shqiptarëve janë të pakënaqur nga opozita. Nuk ndodh në asnjë vend të botës , përvecse kur opozita për interesat e lidershipit shet misionin e vet dhe ky është rasti shqiptar”, theksoi Topalli.