Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, tregoi pakënaqësitë me rezultatet dhe paraqitjet e fundit të skuadrës së tij. Holandezi foli për formën e dobët të skuadrës në La Liga, si pasojë e të cilës katalonasit i kanë mbledhur vetëm 14 pikë në 10 ndeshjet e zhvilluara deri tani dhe gjenden 12 pikë larg kreut te tabelës. Trajneri ka treguar se i ka lënë lojtarët e tij të kuptojnë sesa i pakënaqur është dhe e pranon se rezultatet nuk janë mjaft të mira. “Ekziston një ndryshim midis humbjes të shtunën dhe asaj kundër Atleticos. Ne duhet të analizojmë se si ata shënojnë kundër nesh, se si ata krijojnë rrezik, efektivitetin në sulm”, u deklarua Koeman.
“Unë u kam thënë lojtarëve se jam i bezdisur, kjo është ajo që ndodh kur skuadrat e mia humbin. Ndërsa te Barcelona nuk mund t’i pranoni këto gola që kemi pranuar në disa ndeshje.” “Lionel Messi është një shënjestër e lehtë për mediat, por ai nuk është përgjegjës për organizimin mbrojtës.” “Përgjegjësia është gjithmonë në duart e lojtarëve. Unë bëj rotacionet për mirëqenien dhe freskinë e ekipit dhe përgjegjësia maksimale është e trajnerit”, vazhdoi holandezi. “Ajo që diskutohet në dhomën e zhveshjes qëndron brenda dhomës së zhveshjes, por lojtarët e dinë që ne duhet t’i përmirësojmë gjërat. Është më shumë çështje analizimi dhe komunikimi. Ne jemi skuadra që kemi krijuar pesë ose gjashtë shanse të qarta në secilën ndeshje dhe duhet të gjesh një ekuilibër për të qenë më efektiv”, përfundoi ai.
Barcelona do të përballet nesër mbrëma në Ligën e Kampionëve kundër Juventusit në Camp Nou.