Trajneri i Benfica, Jorge Jesus, ka thënë se Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos iu mungon pasioni për futbollin krahasuar me të ndjerin Diego Armando Maradona. Jesus beson se Maradona është futbollisti më i madh në historinë e këtij sporti, pjesërisht për shkak të ndikimit më të madh që e kishte në botë dhe kjo vetëm në futboll. Derisa thotë se i respekton Messin dhe Ronaldon, Jesus mendon se atyre u mungon pasioni dhe emocioni për lojën. Duke folur për Maradonën, i cili vd iq të mërkurën e kaluar në moshën 60-vjeçare nga një su lm në zemër, Jesus e lartësoi legjendën argjentinase si më të madhin e të gjitha kohëve.
“Mendoj se Maradona ishte lojtari më i mirë në histori, bashkë me Pelen. Pele është ende këtu, ende gjallë”, tha Jesus për ESPN. “Maradona ishte më i miri, jo vetëm për atë që ishte një gjeni, por për mënyrën sesi i shfaqi aftësitë. Ai e bënte dallimin. Ai ishte në krye të botës, ai kishte pasion për lojën; ai ishte i lindur të bëhej lojtar futbolli; ai ishte lindur me gjithçka”, shtoi ai.
“Ai nuk ishte produkt i punës, por ishte lindur i tillë”. “Sot, mes dy më të mirëve në botë, Cristiano Ronaldo ka pak pasion, Lionel Messi nuk ka asgjë. Ai nuk ka asgjë nga pasioni. Messi është lojtar i madh (por pa pasion)”, theksoi ai.