Pas luanëve, tigrave, vizonëve dhe disa qen e mace, këtë herë janë infektuar me Covid-19 tre leopardë dëbore në kopshtin zoologjik të Luisvill në Kentaki. Lajmi është konfirmuar nga drejtori i strukturës Xhon Ualczak me anë të një video mesazhi në Facebook.

Dy meshkuj dhe një femër rezultuan pozitivë pasi kanë qenë në kontakt me një punëtor i cili ishte asimptomatik. Të tre kanë simptoma të lehta, kollë të thatë dhe lodhje. Drejtoria e kopshtit zooogjik është e bindur se ata do ta marrin veten shumë shpejt.

Leopardët janë specia e gjashtë e kafshëve që infektohen pasi një tigri dhe 8 luanëve si dhe një numri qensh dhe macesh. Por dhe vizonësh. Në Danimarkë janë vrarë 17 milion vizonë pasi disa ekzemplarë kishin rezultuar pozitivë ndaj një mutacioni të virusit.