Turqia përfundoi karantinën e fundjavës, ndërsa shtetrrethimi filloi të premten në ora 21:00 dhe përfundoi të hënën në 5:00 të mëngjesit sipas kohës lokale. Presidenti Recep Tayyip Erdoğan më 30 nëntor njoftoi kufizime të reja prej koronavirusit, duke përfshirë orën policore në netët e javës dhe mbylljen e plotë gjatë fundjavës. Sipas medias turke, disa sektorë përfshirë prodhimin, furnizimin, shëndetësinë dhe bujqësia përjashtohen nga ndalesa e lëvizjes. Supermarketet, dyqanet ushqimore, kasapët dhe dyqanet e frutave funksionuan midis orës 10:00 dhe 17:00 në fundjavë.
Furrat e bukës gjithashtu ishin të hapura gjatë orarit të ndalimit të fundjavës. Restorantet, ndërkohë, ofruan shërbimin shpërndarjes së porosive midis orës 10:00 dhe 20:00 të shtunën dhe të dielën. Njoftimi erdhi pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 në Turqi. Ndalesat do të vazhdojnë derisa të merret një vendim i ri.
Të dielën, Turqia raportoi 26.919 infeksione të tjera me COVID-19, duke përfshirë 5.103 pacientë simptomatikë dhe 218 vd ek je të tjera gjatë 24 orëve të fundit.