Kryeministrit Edi Rama, sqaroi foton e cila qarkulloi në rrjet ku shefi i qeverisë ishte duke bërë pazar në Nju Jork, ku kishte shkuar për t’u futur në bisedime për të siguruar vaksinë e Pfizer kundër COVID. Në një konferencë online me gazetarët, Rama tha se nuk ishte në një dyqan Guçi, por në një kancelari, në një dyqan bojërash. Ai shtoi se sa herë del jashtë vendit, blen kryesisht bojëra.

“Shkova tre ditë para dhe përherë blej çdo gjë, bojëra dhe gjëra të tjera. Me mirëkuptimin e tyre nuk kemi qenë të burgosur në hotel, pro nuk më keni partë mua as te Gucci as te Çuçi, më kanë bërë fotografi në një dyqan bojrash kancelarie. Edhe po të më kishin kapur në një dyqan tjetër nuk është ndonjë kr im. Por që ta dini, un kur shkoj jashtë, blej bojëra”, tha Rama.