Presidenti francez, Emmanuel Macron ka rezultuar pozitiv me Covid-19 vetëm pak ditë më parë. Gjendja shëndetësore e Presidentit të Francë është e qëndrueshme, sipas një njoftimi të bërë sot nga presidenca franceze. “Shëndeti i presidentit është ende i qëndrueshëm,” tha për Reuters një zyrtar i paemëruar nga presidenca franceze. Macron, 43-vjeç, mësoi të enjten se ishte pozitiv për virusin korona dhe ka qenë në vetizolim që atëherë në vilën presidenciale, pranë Pallatit të Versajës. Lajmi është konfirmuar nga zyra e tij. 42-vjeçari bëri testin pasi iu shfaqën simptomat dhe tani është i izoluar menjëherë. Macron është ende në detyrën e drejtimit të vendit dhe do të punojë në distancë – tha një zyrtar.
Nuk është e njohur se si Macron mund ta ketë marrë virusin, por zyra e tij tha se po identifikonte të gjithë ata që kanë qenë në kontakt të ngushtë me të për ti informuar për situatën. Kujtojmë se, Franca vendosi ndalimin e qarkullimit gjatë natës në përpjekje për të frenuar përhapjen e infektimeve atje. Ka më shumë se 2 milionë raste të konfirmuara në vend që nga fillimi i pandemisë me më shumë se 60,900 viktima, sipas të dhënave të Johns Hopkins.