Enxhi Nasufi konkurron këtë vit në “Festivalin e Dhjetorit”, me këngën “Njësoj”, një projekt që është pritur shumë mirë. E ftuar në emisionin “Ditë e Re”, Enxhi komentoi edhe lajmin që qarkulluan nëpër media se fituesja e Festivalit të Këngës për këtë vit është shpallur Anxhela Peristeri. Enxhi u shpreh se këto lajme nuk i kanë prishur punë, por akuzoi se thashethemet mbi fituesen mund t’i ketë përhapur edhe vetë Anxhela.

“As nuk më pëlqejnë, as nuk më japën ndonjë emocion që të më prishën ndonjë punë të madhe. E kam thënë dhe e përsëris ka shumë portale “allasoj” që as media online nuk janë, sepse nuk janë profesionistë janë thjesht disa njerëz që duan disa klikime. Dhe e dyta që ta përfundoj, e kam thënë dhe e rithem nuk më pëlqen energjia dhe ajo nisma e një artisti për ta shpërndarë emrin lart e poshtë. Ka shumë artistë që flasin lart e poshtë dhe kjo nuk është gjë e mirë, mendoj unë. Ne si artist duhet të respektojmë njëri-tjetrin. Nëse ti realisht ke një pretendim të madh, mund të jesh këngëtare shumë e mirë, ke një këngë shumë të mirë dhe mund ta marrësh, mund të ndodhë nuk ke pse flet aspak lart e poshtë për asnjë gjë.

Jo vetëm Anxhela, por askush. Nuk ke pse nxjerr fjalë të tilla dhe ti në këtë mënyrë injoron dhe artistët e tjerë dhe nuk rrit as nivelin tënd njerëzor as atë artistik“.
Nëse Anxhela tani do të dëgjonte do të thoshte: “Pse më akuzon unë nuk e kam thënë në asnjë vend?” “Unë kështu e mendoj dhe mendoj që jemi vetë ne si njerëz, si popull që flasim pak lart e poshtë. Përhapen fjalët dhe pastaj ka media që përfitojnë. Ku ka zë nuk është pa gjë“, përfundoi Enxhi.