Portieri i Kombëtares, Etrit Berisha është shtruar dje në një spital të specializuar COVID në Ferrara pasi ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Berisha është shtruar në spital për kontrolle klinike në repartin COVID-19 të spitalit “Cona”. Portieri i SPAL-it dhe i Kombëtares, pasi rezultoi pozitiv nga tamponi i kryer të premten, më 27 nëntor pas angazhimeve me skuadrën e Edi Rejës, ishte në izolim parandalues dhe nuk ka hyrë në kontakt me shokët e tij të ekipi.
Ndërkohë nëpërmjet një reagimi të fundit në “Instastory”, Berisha i ka qetësuar të gjithë teksa zbulon se kontrollet që kreu dje kanë shkuar mirë dhe gjendja e portierit paraqitet e qëndrueshme.
“Përshëndetje të gjithëve. Desha t’ju informoj se kontrollet që kam pasur dje kanë shkuar gjithçka mirë, Ju falenderoj të gjithëve për mesazhet. Shihemi së shpejti”, shkruan Berisha në “Instagram”.