Zv/kryeministri, Erion Braçe publikoi sot disa foto nga ndërtimi i Unazës lindore Kemishtaj-Mertish në njësinë Gradishtë, Divjakë. “Një zgjidhje e re jo vetëm urbane për lagjet lindore të dy fshatrave, por edhe për të larguar mjetet bujqësore nga rruga nacionale që janë bërë shkak për shumë aksidente”, tha Braçe. “Fjalë e dhënë, fjalë e mbajtur! Siç e shihni po i bëjmë të gjitha, urbanizim, elektrifikim, zgjidhje në funksion të sigurisë së jetës, infrastrukturë për punë!”, u shpreh ai.
“Faleminderit të gjithë banorëve që lëshuan nga territoret e tyre në funksion të rrugës. Shembulli jetik se si bashkëpunohet dhe se si një bashki i përdor tatimet e taksat”, tha Braçe. “Tani në radhë Sopez, Ferras, Bishtcukas, Dushk Can dhe më e rëndësishmja në punë e sipër, Çermë-Divjakë. Ndryshim prej punës, me vepra, prej nesh, jo prej Shtëpisë së Hajdutëve PD-LSI”, theksoi Braçe.