Ekipet e Urgjencës Mjekësore kanë kryer me profesionalizëm 443 misione vetëm në 24 orët e fundit, nga të cilat 150 misione në banesë dhe në spital për qytetarë të prekur nga COVID-19. Shifrat janë bërë të ditura nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila ndër të tjera ka shprehur mirënjohjen e saj ndaj punës së mjekëve dhe infermiereve në këto kohë të vështira.

“Ekipet e Urgjencës Mjekësore kanë kryer me profesionalizëm 443 misione vetëm në 24 orët e fundit, nga të cilat 150 misione në banesë dhe në spital për qytetarë të prekur nga COVID-19. Mirënjohje për punën e mjekëve dhe infermierëve. 127 për çdo emergjencë shëndetësorë. Shëndetësia në gatishmëri”, shprehet Manastirliu.