Një çift në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u përjashtua nga avioni ku do të udhëtonte pasi vajza e tyre dy vjeçare nuk pranonte të vendoste maskë. Eliz Orban ndau videon në profilin e saj në Instagram. Në pamje duket një agjent që i kërkon asaj dhe burrit të saj të zbresin nga avioni pasi vajza e tyre dy vjeçe nuk kishte maskë.

Masat anti-covid në Amerikë parashikojnë që çdo fëmijë mbi dy vjeç duhet të vendosë maskë në avion. Çifti do të udhëtonte nga Kolorado drejt New Jersey të premten e kaluar. Për DailyMail, stafi i “United Airline”(avioni ku do të udhëtonin) u shpreh se çifti nuk u zbrit nga avioni por video e Eliz tregon të kundërtën.