Vaksina antiCOVID-19 do të jetë e disponueshme në Gjermani që prej ditëve të para të janarit 2021, deklaroi ministri në kancelarinë gjermane, Helge Braun për “Bild”.
“Nuk mendoj se vaksinimet antiCOVID-19 do të mund të fillojnë 15-in e dytë të dhjetorit, ashtu si është theksuar deri tani nga burime brenda qeverisë”, theksoi ai. “Mendoj se ne do të mund të procedojmë në lidhje me vaksinimet që prej ditëve të para të vitit të ri”, shtoi Braun.