Njerëzit që kanë përdorur mbushës kozmetikë (filler), mund të provojnë fryrje dhe skuqje nga përdorimi i vaksinës Moderna, ka vënë në dukje komiteti konsultues i Agjencisë së Barnave Amerikane.

Sipas këtoj komiteti, pjesëmarrës të ndryshëm që kishin përdorur mbushës kozmetikë, kanë pasur efekte anësore. Sistemi yt imunitar kur merr vaksinën, vihet në punë, dhe kështu duhet të ndodhë, u shpreh Shirley Chi, mjeku që vuri re efektet anësore. Kështu që është mëse normale, që të shohësh reagime në zona ku janë të pranishme substanca që nuk janë natyrale të trupit tënd. Por kjo nuk duhet t’I pengojë njerëzit të marrin vaksinën, theksoi ai. Disa pacientë kishin mbushur faqet për shembull gjashtë muajë më parë, kurse një tjetër kishte mbushur buzët dy ditë pas vaksinës. Të tërë u trajtuan me stereoidë dhe antistaminikë, dhe tërë shqetësimet që patën u larguan.

Vaksina e Modernës u miratua të premten nga Agjencia e Barnave Amerikane, duke ofruar kështu një alternative tjetër krahas asaj të Pfizer&BionTech.

Të dyja po funksionojnë më mirë sec pritej, u shpreh për Associated Press drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Amerikan, doktor Francis Collins. Shkenca ka bërë një punë të mrekullueshme.

Rezultatet e para të të dyja vaksinave duken të sigurta e tejet mbrojtëse, edhe pse ajo e Modernës duket më e lehtë për t’u menaxhuar, ngaqë s’ka nevojë të ruhet në temperatura tejet të ulëta.