Kompania Biontech, e cila së bashku me Pfizer kanë zhvilluar vaksinën kundër koronavirusit, ka treguar që Bashkimi Europian do të sigurojë 12.5 milionë doza të vaksinës deri në fund të këtij viti, ndërsa SHBA do të marrë 20 milionë. Vaksinimi i qytetarëve bëhet 2 herë në një periudhë 3 javore, që do të thotë se BE do të sigurojë doza të mjaftueshme për 6.25 milionë qytetarë.
“Të gjitha vendet rreth BE që kanë kërkuar dozat do të sigurojnë një sasi të caktuar gjatë 5 ditëve të ardhme, të ndjekura nga dërgesa të tjera javën tjetër”, tha Sean Marett. Vaksina e Pfizer dhe Biontech ishte e para që u miratua në SHBA dhe Europë për përdorim të menjëhershëm, ndërsa këtë vaksinë e mori edhe presidenti i zgjedhur i SHBA, Joe Biden.