Varianti i Afrikës së Jugut i Covid-19, dy raste të të cilave tani janë zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar, ka të ngjarë të jetë më i transmetueshëm, mund të godasë më shumë të rinjtë dhe mund të jetë pak më rezistent ndaj vaksinave, besojnë shkencëtarët në Afrikën e Jugut.
Sidoqoftë, hulumtimi është ende duke vazhduar për të konfirmuar kërcënimin e paraqitur nga varianti, i cili nuk duket se provokon simptoma më serioze ose kërkon trajtim të ndryshëm. Ekzistojnë gjithashtu frika se mutacionet më të shumta individuale të variantit të Afrikës së Jugut mund ta bëjnë atë të aftë të “ri-infektojë” individët që tashmë kanë kapur virusin dhe janë shëruar.
Shkencëtarët në Afrikën e Jugut janë ende duke punuar “me qetësi dhe metodikë” për të kuptuar plotësisht variantin e ri, të njohur si 501Y.V2. Të dhënat mbi variantin e Afrikës së Jugut, tashmë janë krahasuar nga shkencëtarët me variantin e MB-së të zbuluar javën e kaluar. Mutacionet e zbuluara në variantin e ri të Afrikës së Jugut mund të lejojnë që virusi të lidhet më mirë në qeliza sesa variantet e mëparshme, duke lehtësuar potencialisht transmetimin, thonë shkencëtarët.
Varianti i ri u zbulua përmes mbikëqyrjes rutinë nga një rrjet laboratorësh përreth Afrikës së Jugut dhe u gjet në pothuajse 200 mostra të mbledhura nga më shumë se 50 institucione të ndryshme shëndetësore.