Vesa Luma dhe Big Basta janë një ndër çiftet më simpatike të show bizz-it. Çifti, tash e sa vite janë duke jetuar dhe vepruar në Zelandë të Re, ndërsa nga atje nuk i kursejnë fotografitë dhe videot së bashku. Sot, dyshja festojnë përvjetorin e martesës, me këtë rast këngëtarja zgjodhi fjalët më të mira për Big Bastën.
“12.12.12 u kurorezua nje dashuri nga e cila lindi qenia me perfekte ne bote! Sot pas 8 vitesh nuk jemi ne Paris,vetem ne te dy @bigbastazone po jemi ne ishullin e bukur te Zelandes duke festu festen modeste te fundvitit ne kopshtin e Lianit tone- dhe kjo qenka knaqesi shume ma e madhe Fati im i madh eshte qe ketu ne kete vend,njoha anen tjeter tenden @bigbastazone – nje baba e bashkshort qe sfidon udheheq e drejton ne rruget te cilat sic duket jane te duhurat keto kohe te veshtira per te gjithe!Gezuar jete! Une e Liani do te jemi perhere me ty,ore edhe ne Mars me shku ! Te dua shume”, shkruan ajo.