Prezantuesi i BBC News Ben Brown u kap në kamera duke hapur gojën nga gjumi teksa ishte në lajme. Brown u duk se po binte në gjumë, dhe ishte rehatuar në karrige përpara se të rifitonte shpejt qetësinë e tij dhe të vazhdonte me lajmet e radhës.
Ana njerëzore e të qenit i lodhur pas një ditë të gjatë me lajme u tregua me prezantuesin i cili pastaj qeshi me veten sapo kujtoi se ishte në kamera. Për shumë njerëz, kohët duken të zymta me buletinet e lajmeve që detajojnë kufizimet gjatë periudhës së Krishtlindjes.
Një përdorues i Twitter komentoi: “Duket se lodhja e nivelit 4 po kap edhe prezantuesit e BBC News” Një tjetër kishte simpati për prezantuesin, duke thënë: “Ne si shikues, shpesh harrojmë se prezantuesit si Ben janë njerëz dhe janë njësoj si ne”.