Viti i Ri 2021 ka mbërritur në Zelandën e Re. Siç e do dhe tradita, 2021 është pritur me një spektakël të jashtëzakonshëm fishekzjarresh, mes atmosferës së bukur por ndryshe nga vitet e mëparmshme me pak njerëz.
Zelanda e Re e ka pritur vitin 2020 në orën 12:00 me atë shqiptare. Ishulli Samoa dhe Kiribatit ishin vendet e para në botë që mirëpritën 2021, duke lënë pas një vit të vështirë nga pandemia e Covid-19.Për herë të 9-të, njerëzit në Samoa ishin ndër njerëzit e parë në botë që mirëpritën Vitin e Ri. 2021 trokiti në ishujt Chatham të Zelandës së Re vetëm 15 minuta pas Samoa dhe Kiritibati.
Pas Zelandës, pjesa më e madhe e Australisë mirëpret 2021-shin me shfaqjen më të madhe të fishekzjarreve nga Sidnei, ndjekur më pas nga Japonia, Koreja e Veriut dhe Jugut, Kina dhe disa vende të tjera.