Vllaznia vazhdon me paraqitjet e shkëlqyera të saj në këtë sezon të Kategorisë superiore. këtë të diel, skuadra shkodrane arriti të marrë një fitore të çmuar ndaj partizanit 1-0 dhe vazhdon të ruajë kryesimin në klasifikim me 19 pikë.
Ishte një sfidë që u vendos vetëm në minutat e fundit të saj, pikërisht në minutën e 86. kur të gjithë po mendonin se kjo ndeshje po shkonte drejt një barazimi pa gola, Dilaver ndëshkoi të Kuqtë duke shënuar golin e fitores për Vllazninë. Shpëtim Duro debuton me një barazim në pankinën e Lacit. në Niko Dovana të Durrësit, skuadra kurbinase barazoi ndaj Teutës me rezultatin 1-1, por vazhdon të jetë pranë zonës së rrezikut në renditje me 8 pikë, ndërkohë që Teuta shkon në 10 pikë. ajo që shënoi e para ishte Teuta me anë të Dejvi Bregut, por Laci u kundërpërgjigj me Nëabuezen që shënoi nga pika e bardhë e 11 metërshit duke barazuar 1-1 me skuadrat që dolën nga fusha e lojës me nga 1 pikë secila. Kukësi thellon krizën e Skënderbeut teksa në Elbasan Arena e mundi me rezultatin 3-1.
Skuadra e Skënder gegës u shfaq superiore dhe mori avantazhin e dyfishtë 2-0 me dy gola të Eze nga 1 në cdo pjesë, ndërkohë që leiria coi shifrat në 3-0. Mensah shënoi golin e nderit për skuadrën korcare që e sheh veten në vendin e fundit me vetëm 5 pikë të grumbulluara ne 8 ndeshje Tirana regjistron një tjetër fitore në Kategorinë Superiore, e dyta radhazi. Skuadra e Nevil dedes këtë radhë mposhti Apoloninë me rezultatin 3-0 në sfidën e luajtue në ‘Selman Stërmasi’.
Gjithcka ndodhi në pjesën e dytë të ndeshjes kur u shënuan të tre golat. ismailgeci isjhte ai që zhbllokoi rezultatin e kësaj sfide gol që u pasua nga ai i Bathës dhe Ernest Mucit për të fiksuar rezultatin 3-0 për Tiranën që shkon në 12 pikë. Në ndeshjen tjetër, Bylis mori fitoren e parë teksa mundi kastriotin 2-1. për ballshiotët shënuan ndreca dhe mehmetllari, ndërsa kastrioti vetëm sa shkurtoi diferencën me Devid.