Xhemi Shehu dhe Arbana Osmani janë gjithmonë në qendër të vëmendjes mediatike me postimet që bëjnë në rrjetet sociale, duke ndarë momente nga jeta e tyre private.
Madje dje u aludua se Xhemi mund të jetë në pritje të ëmbël, por një tjetër postim i mikeshës së saj ka shtuar dyshimet se bëhet fjalë për diçka tjetër.

“Ylli im i filmave”, shkruan Arbana krahas një fotoje, por ajo që tërhoqi vëmendjen është komenti që ka lënë Eduart Grishaj. “Këtë pamje do keni në rol tek filmi”, shkruan ai. Xhemi Shehu i rikthehet ekranit, Arbana Osmani i nxjerr sekretin mikes së

“Ja sa të lind”, i është përgjigjur Xhemi duke iu referuar lajmeve që kanë qarkulluar mbi një shtatzëni të mundshme. “Lindjen e kemi në film”, shkruan Eduarti. Kaq ka mjaftuar që fansat ta zhvendosin vëmendjen nga shtatzënia e mundshme e Xhemit tek roli që mund të ketë ajo në filmin e partnerit të mikeshës së saj më të mirë.