Moderatoret Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu nuk janë vetëm kolege, por janë edhe dy mike shumë të mira, të cilat i shohim gjithmonë nën shoqërinë e njëra-tjetrës. Pas një postimi të Arbanës së fundmi ku shfaqet me Xhemin, moderatorja shkroi: “Xhemi sot me dha dhuratën e krishtlindjeve. Guess what? @xhemishehu_”. Duke qenë se Arbana i kanë lënë fansat të lirë të aludojnë për dhuratën, shumica e tyre mendojnë se bëhet fjalë për një bebush.

Mirëpo këtyre komenteve as Arbana dhe as Xhemi nuk ju janë përgjigjur, duke i lënë kështu fansat me dyshime. Mbetet të presim ç’do thotë Xhemi pas këtyre aludimeve!