Kryedemokrati Lulzim Basha ka dalë në një bashkëbisedim me gazetarët ku ka paralajmëruar përshkallëzim të protestave në vend. Ai thotë se forca politike që ai përfaqëson po mbështet tu bi met që po bëhen duke siguruar se në shesh do dalin 500 mijë veta. Ndër të tjera, Basha përcolli edhe një lutje. “Zoti e ruajt se askush nuk e ruan nëse në shesh dalim 500 mijë veta, e di mirë cfarë e pret, por ti thërrasë mendjes, se jo 500 mijë por një milion e 500 mijë do i dalin në 25 prill. E do ta largojnë”.

Por si e konsideron Lulzim Basha cilësimin e vr as j es si aksidentale? “A ka nevojë ta komentoj unë këtë, është shprehje dyfytyrësisë, tjetër thotë dhe tjetër bën. Tre ditë mendoi se do ja hidhte. Ky që të mbinë në Instagram, Facebook dhe ERTV, ky rri gjithë kohën të gërricet me njerëzit. Nuk gjeti një minutë kohë të dë no nte vr as je n për 3 ditë më radhë. Atë ka shprehur edhe aty, ka nxjerrë fytyrën e tij të vërtetë” tha Basha.

Protestën, tha Basha e mbështet. “Kjo është një protestë e të rinjve shqiptarë. Ka mbështetjen tonë të plotë” përfundoi ai. Tema/