Zvicra ka marrë vendim të ri në lidhje me masat parandaluese ndaj Covid-19. Sipas mediave të huaja, bëhet e ditur se Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) pritet të shtojë një total prej dymbëdhjetë vendeve të tjera në listën, ku si rregull personat që do shkojnë drejt vendit duhet të karantinohen. Vendet e shtuara në listë janë, Portugalia, Serbia, Sllovenia, Kroacia, Gjeorgjia, Jordania, Lituania, Maqedonia e Veriut, Polonia, San Marino, Hungaria dhe SHBA-ja.

Specifikisht, kjo do të thotë që kushdo që hyn në Zvicër nga këto vende duhet të shkojë menjëherë në karantinë për dhjetë ditë. Veç këtyre, edhe tri rajone në Itali janë gjithashtu të reja në listën e karantinës: Në Itali, rajonet e Emilia Romagna, Friuli-Venezia Giulia dhe Veneto janë përcaktuar të jenë subjekt i karantinës. Sakaq, mësohet se Shqipëria dhe Kosova nuk janë në këtë listë e cila pritet të hyjë në fuqi që nga 14 dhjetori.