Paris Saint-Germain e ka konfirmuar shkarkimin e Thomas Tuchel nga posti i trajnerit, gati një javë pasi u raportua për largimin e tij. Trajneri gjerman u shkarkua pak pas fitores bindëse të PSG-së kundër Strasbourg në Ligue 1 të mërkurën e kaluar, por klubi parisien e bëri zyrtar lajmin vetëm sot (e marte), përmes një komunikate në uebsajtin e vet.
“Ne dëshirojmë ta falënderojmë Thomas Tuchel dhe stafin e tij për gjithçka që i kanë sjellë këtij klubi” tha presidenti i PSG-së Nasser Al-Khelaifi. “Thomas shpenzoi shumë energji dhe pasion në punën e tij dhe natyrisht, ne do t’i kujtojmë kohët e mira që i ndamë me të. Ia uroj gjitha të mirat atij në të ardhmen”, shtoi ai.
Tuchel u largua vetëm katër muaj pasi e udhëhoqi PSG-në drejt finales së parë në Ligën e Kampionëve, të cilën e humbi 1:0 kundër Bayern Munich në Lisbonë. Ai po ashtu ia fitoi klubit titullin në Ligue 1, Kupën e Francës dhe Kupën e Ligës gjatë sezonit 2019/20. Në përgjithësi, 47-vjeçari i fitoi gjashtë tituj në dy sezone që prej se e pasoi Unai Emeryn në verën e vitit 2018.