Duke filluar nga ora 18:30, në Serie-A të Italisë zhvillohet një ndeshje mjaftë interesante ndërmjet Juventusit dhe Atalantës, dy skuadra këto të cilat janë duke kaluar nëpër një formë të mirë rezultatesh. Juventusi kërkon të konfirmohet se kandidat serioz në luftën për titull duke qëndruar afër Milanit dhe Interit në kreun e tabelës dhe kërkon vetëm fitore ndaj skuadrës së Gasperinit, përcjell KosovaPress.
Këto janë formacionet zyrtare të publikuara nga të dy skuadrat: JUVENTUS (4-4-2): Szczesny; Cuadrado, De Ligt, Bonucci, Danilo; McKennie, Arthur, Bentancur, Chiesa; Morata, Ronaldo. All. Pirlo ATALANTA (3-4-2-1): Gollini; Palomino, Romero, Djimsiti; Hateboer, Freuler, De Roon, Gosens; Malinovskyi, Pessina; Zapata. All. Gasperini