Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një ulje e numrit të rasteve të reja me Covid krahasuar me një ditë më parë në Greqi. Sipas raportit nga Ministria e Shëndetësisë rezulton se në orët e fundit kanë humbur jetën 25 persona dhe janë konfirmuar pozitiv me Covid 671 raste të reja.

Ndërkohë vijojnë në gjendje të rëndë nëpër spitale 340 persona mosha mesatare e të cilëve është 68 vjeç. Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid në Greqi ka shkuar në 146 688, nga të cilët kanë humbur jetën 5354 persona.