Ardit Gjebrea ka krijuar një familje të plotësuar me Amila Gjebrean, me të cilën sot bën plot 30 vite martesë. Moderatori i njohur ka treguar se si sot para 30 vitesh ka kurorëzuar me martesë dashurinë e tij me njeriun e zemrës. Ai ka kujtuar se ajo ditë ka qenë me shumë shi, por me bekime e fat për të. Arditi ka zbuluar se me këtë rast i ka dhuruar bashkëshortes një tufë me trëndafila të kuq, si shenjë dashurie e mirënjohje për gjithë këto vite martesë. “Ka qenë një martesë me shi para 30 vitesh, gjithë bekime e fat për mua”, ka shkruar Arditi përkrah fotos së trëndafilave.

Mirëpo dhe Anila nuk ka mbetur pas me surprizat dhe i ka dhuruar po ashtu Arditit një tufë me trëndafila të bardhë. Por e veçanta në tufën e saj qëndronte tek dy trëndafilat në mes, një blu për djalin e tyre, Jonin dhe një rozë për vajzën e vogël të shtëpisë, Annën. “Ja dhe 30 trëndafila nga zemra ime me 2 bebat në mes”, ka shkruar Gjebrea. Kujtojmë se para disa ditësh moderatori udhëtoi drejt Dubait bashkë me Anilën dhe Annën, që e marrin kudo me vete. këto ditë ju shërbyen atyre për t’u relaksuar, festuar Vitin e Ri dhe me siguri edhe përvjetorin e martesës.