Në 24 orët e fundit, Greqia ka konfirmuar 510 raste të reja me koronavirus. Po ashtu, autoritetet e Shëndetit në vend njoftuan se si pasojë e sëmundjes humbën jetën edhe 47 persona të tjerë.

Nga rastet e reja, 16 janë identifikuar pas kontrolleve në kufij të vendit. Numri i përgjithshëm i rasteve është 142,777, nga të cilat 52.3% janë burra. Po ashtu, gjatë gjurmimit u zbulua se 5,565 të rasteve (3.9%) konsiderohen se kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë dhe 42,934 (30.1%) kanë të bëjnë me një rast tashmë të njohur.

391 pacientë po trajtohen me intubim . Mosha e tyre mesatare është 68 vjeç kurse 266 (68.0%) e të intubuarve janë burra. 85.2% e pacientëve të intubuar kanë një sëmundje shoqëruese ose janë të moshës 70 vjeç e lart.