Në 24 orët e fundit në Greqi kanë rezultuar 816 raste pozitive me koronavirus dhe kanë humbur jetën 48 qytetarë. Në raport me ditën e djeshme numri i infektimeve ka pësuar një ulej të vogël, pasi dje ishin 928, ndërkohë numri i viktimave ditën e sotme është më i lartë, dje u regjistruan 40.
Numri i pacientëve të shëruar nga koronavirusi është 399. Numri total i infektimeve ka shkuar 142267, ndërkohë që vi kti mat tashmë janë 5.099, në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.
Zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas në një konferencë për mediat më datë 2 janar theksoi se situata epidemiologjike në vend është përmirësuar ndjeshëm, megjithatë rastet e reja ende mbesin në nivele të larta.
Ndërkohë vaksinimi në vend ka nisur më datë 27 dhjetor, si në shumicën e vendeve evropiane. Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotaskis ditën e sotme tha se po vaksinohen çdo ditë rreth 5 mijë qytetarë, duke i rikujtuar të gjithëve se duhet të vazhdojnë të respektojnë masat në mënyrë pandemisë ti vijë fundi.