Sot do të flasim për 5 shenjat zodiakale më konfuze në dashuri. Dihet që kur është fjala për dashurinë nuk ekzistojnë rregulla universale që janë të vlefshme për të gjithë. Dashuria është e bukur pikërisht sepse nuk kuptohet, edhe pse në një farë mënyre horoskopi përpiqet të na ndihmojë.
Sipas Astrologjisë, çdo shenjë zodiakale ka një qasje precize (dhe të ndryshme) për sa i përket dashurisë dhe këto janë 5 shenjat më konfuze sipas ekspertëve të Horoskopit.
Në vendin e pestë kemi Ujorin. Ujori është një shenjë që e do pavarësinë dhe lirinë, prandaj e ka shumë të vështirë të lidhet me dikë. Jo se janë alergjikë ndaj dashurisë, thjesht janë një shenjë që kur bëhet fjalë për dashurinë, janë pak ndryshe nga të tjerët.
Në vend të katërt është shenja e Bricjapit. Bricjapi është një shenjë që i dedikohet fort punës dhe i ka prioritetet të vendosura qartë.
Po kujt i takon medalja e bronzit? Në vendin e tretë kemi shenjën e Akrepit, i cili nuk mund t’i mungonte këtij klasifikimi që në fund të fundit, flet për shenjat e vështira. Dihet që Akrepi është një nga shenjat më të vështira në gjithçka.
Në dashuri, shenja e Akrepit është kërkuese dhe e rreptë. Kërkon shumë si nga vetja, ashtu dhe nga personi që ka në krah. Ja pse është e vështirë të bësh të dashurohet një person të shenjës së Akrepit.
Vendi i dytë është për shenjën e Gaforres. Të habitur? Gaforrja është një nga shenjat më konfuze dhe si pasojë është shumë e vështirë dhe në dashuri.
Por kujt i përket vendi i parë? E pabesueshme, por e vërtetë, medalja e arit shkon për Binjakët. Janë një shenjë që lodhen shpejt dhe kanë vazhdimisht nevojë për stimuj dhe të reja.