Në portin më të madh në vend ka nisur me intenistet puna për përpunimin e mallrave në kalatat portuale. Autoriteti Portual Durrës bëri të ditur se “6 anije tregtare janë në proces përpunimi, 3 janë në radë dhe 6 në pritje”.

Sipas APD-së, mëngjesin e sotëm nisën të përpunohen 21, 414 tonë mallra, kryesisht xhama, melaminë, hekur, çimento, skrap, etj. Gjatë 11 muajve janar-dhjetor 2020 në portin më të madh të vendit, janë përpunuar afro 3,6 milionë tonë mallra të ndryshme gjithsej. Porti i Durrësit është më i madhi në vend. Anijet tregtare që transportojnë mallra nga/drejt Durrësit kanë lundruar deri tani nga/drejt 67 porteve në 24 vende të botës.