Aeroporti i Rinasit i ka bëri thirrje të gjithë pasagjerëve që vijnë nga Anglia me tranzit në Shqipëri që të respektojnë detyrimin për t’u vetëkarantinuar për 14 ditë. Sipas njoftimit të TIA, nëse qytetarët nuk karantinohen do të përballen me penalitetë financiare.

“Ju lutemi të gjithë pasagjerëve që mbërrijnë në Tiranë nga Anglia me fluturime tranzit, të respektojnë detyrimin e autokarantinimit për 14 ditë menjëherë sapo të vijnë në Shqipëri, ndryshe do të përballen me penalitete financiare në bazë të aktit normativ te autoriteteve shëndetësore shqiptare”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë që për shkak të përhapjes në masë në Britani të variantit të ri të Covid, autoritetet shqiptare kanë pezulluar të gjitha fluturimet me Britaninë.