Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës “Nënë Tereza” ka konfirmuar 11 fluturime për datën 16 janar 2021. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës sqaron se pasagjerët duhet të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës. Maskat janë të detyrueshme.
“Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit EU dhe qytetarët që plotësojnë kushtet e udhëtimit, sipas vendeve pritëse”, thuhet në njoftim. Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara për ditën e shtunë janë:⠀ Pegasus – Tiranë – Stamboll dhe kthim Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim Wizz Air – Tiranë – Dortmund dhe kthim Lufthansa – Tiranë – Frankfurt dhe kthim Wizz Air – Tiranë – Milano dhe kthim Air Albania – Tiranë – Stamboll dhe kthim Air Albania – Tiranë – Piza dhe kthim Albawings – Tiranë – Ankona dhe kthim Air Albania – Tiranë – Milano dhe kthim Air Albania – Tiranë – Bolonja dhe kthim Air Albania – Tiranë – Verona dhe kthim