Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës “Nënë Tereza” ka konfirmuar 7 fluturime për datën 19 janar 2021. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës sqaron pasagjerët të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës. Maskat janë të detyrueshme. “Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit EU dhe qytetarët që plotësojnë kushtet e udhëtimit, sipas vendeve pritëse”, thuhet në njoftim.

Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara për ditën e martë janë: Pegasus – Tiranë – Stamboll dhe kthim Wizz Air – Tiranë – Dortmund dhe kthim Lufthansa – Tiranë – Frankfurt dhe kthim Wizz Air – Tiranë – Milano dhe kthim Air Albania – Tiranë – Stamboll dhe kthim Air Albania – Tiranë – Bolonja dhe kthim Alitalia – Tiranë – Romë dhe kthim