Ditën e djeshme Lëvizja Socialiste për Integrim, ka akuzuar drejtoreshën e Tatimeve Delina Ibrahimaj se ka shkelur ligjin për të favorizuar bashkëshortin e saj në lidhje me një kompani. Pas kësaj akuze ka reaguar edhe kompania në fjalë, e cila ka demontuar të gjithë deklaratën e LSI duke e nxjerrë totalisht blof me fakte.     Kompania ‘URBAN DISTRIBUTION’ ka marrë me radhë të gjitha pretendimet e LSI, duke thënë fakte që vërtetojnë të kundërtën e akuzave të LSI. Më poshtë po ju sjellim sqarimin e plotë të ‘URBAN DISTRIBUTION’.

Subjekti URBAN DISTRIBUTION, Nipt K81318001M . Shoqeria Urban Distribution sqaron lidhur me pretendimet e LSI: Pretendimi: -Transaksione te paligjeshme te shoqerise Urban Distribution, ku shoqeria ka qene nen sekuestro konservative nga dy shoqeri permbarimore dhe drejtoria e tatimeve. Shoqeria Urban Distribution eshte person juridik (shpk) e themeluar ne vitin 2008, ne baze te ligjit per shoqerite tregetare me Akt-themelimin dhe Statutit te saj dhe si e tille, ortaket e saj kane te drejte te shesin apo transferojne kuotat me te drejtat dhe detyrimet e shoqerise. Veprimet e shitjes/transferimit te kuotave behen duke depozituar prane QKB vendimet dhe kontratat perkatese, ku miratimi dhe publikimi ne faqen zyrtare behet nga Institucioni i QKB-se. Nuk ka ne asnje rast mbrojtje, apo veprime te paligjeshme ne kalimin ose shitjen e kuotave te shoqerise Urban Distribution, te cilat jane bere konform ligjit, jane miratuar, depozituar dhe pasqyruar publikisht ne faqen zyrtare te QKB-se ne ekstraktin e shoqerise. Urdherat e sekuestros nga administrata tatimore apo shoqerite permbarimore te vendosura ne emer te shoqerise nuk e pegojne ligjerisht kalimin apo shitjen e kutave qe ka ndodhur. Ne rastin e urdher sekuestros te vendosur nga nje kompani permbarimore ne emrin e Andri Ibrahimaj, trasferimi I kuotave eshte kryer pas heqjes se mases se sekuestros nga kompania permbarimore:

Te dhenat qe po paraqesim me poshte jane publike dhe lehtesisht te verifikueshme ne ekstraktin historik te shoqerise ne faqen zyrtare te QKB-se. 1- Pretendimi i pare
-Ne date 05/11/2015 prane QKR-se eshte bere Depozituar Urdhëri Nr.12756 Prot, datë 2.11.2015, protokolluar nga QKR me Nr. 9803 Prot., date 2.11.2015 “Për Vënien e Sekuestros. Konservative”, lëshuar nga Shoqëria Përmbarimore”CORRECTOR”, drejtuar QKR, ku është urdhëruar: Vendosja e masës sekuestro konservative mbi kuotat qe zoteron debitori Andri Ibrahimaj ne subjektin “Urban Distribution” me Nipt K81318001M, duke ndaluar disponimin ose tjetersimin e tyre si dhe ushtrimin e te drejtave qe rrjedhin nga keto kuota. (Ky urdher sekuestrimi eshte bere per vonese ne pagesen e nje kredie dhe nuk ka te beje me detyrime tatimore) . Kalimi I kuotave nga Delina Ibrahimaj tek Andri Ibrahimaj ne daten 02.08.2019 eshte kryer konform ligjit pasi venia e sekuestros konservative nga ana e shoqerise permbarimore ndalonte tjetersimin e kuotave te Andri Ibrahimaj dhe nuk ndalonte tjetersimin e kuotave te Delina Ibrahimaj.

-Ne date 30/09/2019 prane QKR-se eshte depozituar Urdhëri Nr.11434 Prot, Nr. 230 Dosje., datë 27.09.2019, lëshuar nga Shoqëria Përmbarimore”CORRECTOR”, ku është urdhëruar:
Heqja e masës së sekuestros konservative mbi kuotat që zotëron debitori Andri Ibrahimaj
në subjektin “Urban Distribution” sh.p.k., Nuis (Nipt)- K81318001M-Ne date 30/09/2019 2- Prane QKB eshte Depozitimi i Vendimit të Ortakut të Vetëm të Shoqërisë datë 27.08.2019, ku është vendosur: Miratimi I Shitjes së 100% të kuotave të ortakut Z. Andri Ibrahimaj që zotëron në shoqërinë “URBAN DISTRIBUTION” sh.p.k. 3- Depozitimi i Marrëveshjes së Transferimit të Kuotave datë 27.08.2019, ndërmjet palës shitëse Z. Andri Ibrahimaj dhe palës blerëse Z. Julian Hyka. Depozitim i Urdhërit Nr.11434 Prot, Nr. 230 Dosje., datë 27.09.2019, Per sa me siper konstatohet se shitja e kuotave eshte bere mbas heqjes se masës së sekuestros konservative mbi kuotat që zotëron debitori z.Andri Ibrahimaj. Kjo rrezon pretendimin qe transaksioni i shitjes (transferimit) te kuotave nga z.Andri Ibrahimaj tek Individ (z.Julian Hyka) te jete bere jo-ligjerisht.2.- Pretendimi i dyte . -Ne date 22/01/2020 prane QKR-se eshte bere Depozitim i Urdhrit Nr.242Prot. 2280 Regj., datë 15.01.2020, protokolluar nga QKB me nr.651Prot., datë 17.01.2020, “Për Vendosjen e Sekuestros Konservative”, e lëshuar nga Shoqëria Përmbaruese “Ardael“ shpk, ku është urdhëruar: Vendosja e masës së sekuestros konservative në kapitalin dhe kuotat e shoqërisë në emër të debitorit Subjekti “URBAN DISTRIBUTION” shpk me NUIS K81318001M. Masa e bllokimit të vendoset deri në një urdhër të dytë të kësaj Zyre Përmbarimore. (Ky urdher sekuestrimi eshte bere per detyrim ndaj nje kompanie telefonike qe ka patur shoqeria Urban dhe nuk ka te beje me detyrime tatimore) -Ne date 12/05/2020 prane QKB-se eshte bere Depozitimi i kontrates se shitjes Nr. 2428 Rep dhe 697 Kol date 08/05/2020 ku eshte vendosur shitja e 100% të kapitalit nga ortaku Julian Hyka tek shoqeria CHICKEN FARM ALBANIA shpk. Vendimi i asamblese së ortakëve date 07.05.2020 per miratimin e transferimit te 100% të kapitalit nga ortaku Julian Hyka tek shoqeria CHICKEN FARM ALBANIA shpk.

Vendimi I asamblese se ortakeve te shoqerise CHICKEN FARM ALBANIA shpk date 07.05.2020 per miratimin e blerjes se 100% të kapitalit nga ortaku Julian Hyka, Se pari ketu, shitja (transferimi) i kuotave te shoqerise eshte bere ndermjet z. Julian Hyka dhe shoqerise CHICKEN FARM ALBANIA shpk. (ketu z.Andri Ibrahimi eshte i punesuar dhe nuk ka asnje lidhje me shitjen e kuotave). Se dyti sekuestro e kuotave te shoqerise nuk e ndalon shitjen apo transferimin e tyre tek palet te treta, pasi shoqeria shitet/transferohet me te drejtat dhe detyrimet e saj. Kjo rrezon pretendimin qe transaksioni i shitjes (transferimit) te kuotave nga (z.Julian Hyka) tek shoqeria CHICKEN FARM ALBANIA bere jo-ligjerisht. 2.- Pretendimi i trete-Administrata Tatimore ka derguar prane QKB kerkese per Vendosjen e mases se sigurimit te detyrimit tatimor per kompanine Urban Distribution, ne zbatim te legjislacionit tatimor. -Nga Administrata Tatimore eshte bere urdher bllokimi per llogarive bankare te shoqerise per detyrime tatimore, te cilat shoqeria i ka shlyer gradualisht.
Per sa me siper theksojme se detyrimet tatimore nuk e pengojne ne asnje rast shitjen/transferimin e kuotave pasi shitja apo transferimi tek pale te treta nuk shmang detyrimet te cilat shoqeria ka ndaj Shtetit apo paleve te treta.