Albert Nikolla/
Kotnajat televizive, lajkat politike dhe llafet e pa bereqet të Shqup-t zbulojnë vërtetësinë e asaj që shkruante meksikani Octavio Paz, çmim Nobel për letërsi në 1990: “Një komb prishet, kur prishet ligjërimi i tij”. Besoj se për analogji e njëjta gjë vlen edhe për një grupim politik. Zvetënimi i ligjërimit publik të PD-së ka vite që e ka marrë tatëpjetën, por as fantazia më e harlisur nuk më çonte dot drejt idesë se kryetari i saj formal do të përdorte konceptin e urisë për fushatën zgjedhore që tashmë është në ecje. Ky ligjërim ka nxjerrë bash ajthin e PD-së si parti politike që ka kërkuar përherë egërsimin e marrëdhënieve mes njerëzve dhe partive, pakomunikueshmërinë.
Nëse flasim për uri në kuptimin më thelbësor të kësaj fjale, ajo është bash në ajthin e PD-së si grupim politik që e ka humbur sensin e bashkësisë dhe aty ka uri për fjalë, për liri, për dëshmi njerëzore që të nxjerrin shkoqur arsyet se pse kjo parti e e lindur si ëndërr e studentëve është katandisur në një çadër fallxhoresh që parashikojnë vd ekj et . Kjo është uria e vërtetë te Shqupi. Besoj se personazh më tragji-komik nuk ka parë politika shqiptare tash 108 vjet. Një politikan që – me vetëdije, nuk ngjall shpresë por nxit tm err, vd ekje nga uria në Shqipërinë e 2021 – nuk meriton asgjë. Njëherazi më solli ndërmend Ferrin e Dantes: “Braktisni çdo shpresë, ju që hyni” – ndoshta në PD-në e Bashës (nënkupto: Saliut!). Kjo ishte pjesa tra gj ike, ndërkohë, komikja vjen me Totò-në kur thotë: “Meqë ra fjala te politika, a ka ndonjë gjë për të ngrënë”!
Varfëria dhe problemet e lidhura me të do të shoqërojnë përherë çdo qeveri dhe ky fakt është historik për shumë arsye. Pikërisht për këtë motiv nuk duhet abuzuar me interpretimet që kanë të bëjnë me varfërinë e, aq më tepër, me përdorimin e termit të urisë për fushatë politike den igruese sikur të ishim në Afrikën Qendrore, e jo vend kandidat me negocitata të hapura për në BE.
Niveli i varfërisë në Shqipëri është përcaktuar nga të dhënat e nxjerra nga anketimet që kryhen nga Instituti i Statistikave. Anketa e parë e matjes së nivelit të jetesës është kryer në vitin 2002 ose LSMS (Living Standart Measure Survey), pasuar më pas me anketat në vitet 2005, 2008, 2012. Nga viti 2012 deri në vitin 2018 u ndryshua mënyra e matjes duke kryer anketën e të ardhurave dhe nivelit të jetesës, ose e quajtur ndryshe SILC (Survey on Income and Living Conditions).
Nga anketa e kryer në vitin 2012, të dhënat treguan rritje të varfërisë krahasuar me vitin 2008. Pjesa e popullsisë konsumi mujor real për frymë i së cilës është nën 4.891 Lekë (me çmimet e vitit 2002), u rrit nga 12.4% në 2008 në 14.3% në vitin 2012. Popullsia ekstremisht e varfër, e përcaktuar si personat që kanë vështirësi në përmbushjen e nevojave bazë ushqimore, u rrit nga 1.2% në vitin 2008 në 2.2% në vitin 2012. Në vitin 2012, varfëria ekstreme u rrit si në zonat urbane 2.2% ashtu dhe në ato rurale 2.3%. Rritja e varferisë në kët vit tregohet dhe në numrin e lartë të familjeve që përfitonin ndihmë ekonomike në rreth 100 mijë familje, ku 50% e tyre merrnin ndihmë ekonomike të pjesshme deri në minimumin 1000 lekë për familje. Kjo është trashëgimia që na la qeverisja e PD-së, e cila e ka aq për zemër urinë.
Në vitet 2017 dhe 2018 nga INSTAT u zhvillua “Matja e të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës” në Shqipëri. Sipas kësaj ankete rezulton se Treguesi i rrezikut për të qenë i varfër në Shqipëri në vitin 2018 është 23,4 %. Në vitin 2017, ky tregues ishte 23,7 %, duke pësuar një rënie me 0,3 pikë përqindje. Ky trend ka qenë përherë në ulje me qeverisjen socialiste. Kjo tregon se niveli i përgjithshëm i të ardhurave familjare të disponueshme është rritur dhe përqindja e individëve në rrezik për të qenë të varfër është ulur me rreth 1,5 %.
Krahasuar me shtetet e tjera të BE në lidhje me treguesin e rrezikut për të qenë i varfër, për vitin 2018, Shqipëria është vlerësuar me 23,4 % dhe në pozicion më të qëndrueshëm e më pozitiv se Serbia (24,3 %) dhe Rumania (23,5 %). Krahasimi i rrezikut për të qenë i varfër për vitin 2018 ndërmjet Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Rajonit dhe të Bashkimit Evropian tregojnë se: Vlera më e lartë e varfërisë relative shënohet në Serbi (24,3 %), Rumani (23,5 %) ndjekur nga Shqipëria (23,4 %). Gjatë viteve 2013-2018 u reformua e gjithë skema e ndihmës ekonomike. U targetuan famijet më të varfëra, pati mbulim më të mirë të këtyre familjeve dhe u rrit masa e përfitimit të skemës së ndihmës ekonomike dhe u hoq masa e pjesshme dhe u shtuan kompeesimet dhe subvencionet për këto familje.
Mbase të folurit vetëm për keq, për politikanët e PD-së është një gjini letrare, por duhet thënë, se ata njëmend bëjnë gjithçka për të mbjellë trishtim te njerëzit. Kurrë sa në ditët tona nuk përforcohet dyshimi – sidomos për apartçikët e Shqupit – i shkrimtarit Robert L. Stevenson, sipas të cilit “politika është i vetmi profesion për të cilin nuk nevojitet asnjë përgatitje e veçantë”. Duket se askush në Shqup nuk është në gjendje t’i thotë kryetarit formal se ky ligjërim nuk bën gjë tjetër veçse tejshquan akoma më shumë imazhin publik që opozita është një zezonë ndjellakeqe. Para pak ditësh po më dëshmonte një mik i mirë, i cili, rrugës për në punë, kalon përditë përballë Shqupit. Më dëftoi se kishte vënë oroe një dukuri shumë të çuditshme: “sa herë kaloj pranë Shqupit habitem me disa përkime të të habitshme. Kur ndodh që mediat raportojnë numra të lartë të rasteve të vdekjeve dhe infektimeve me Covid, seç gumëzhon krejt oborri nga hareja. Kur ndodh e kundërta, që rastet ulen, duket sikur ka pllakosur zia. E njëjta gjë ndodhi kur u dha lajmi i fillimit të vaksinimit: një heshtje varri e mbulonte Shqupin”!