Thuhet se ora më e errët, është gjithmonë para agimit. Pikërisht kur vaksinat kishin sjellë njëshpresë për një zbutje graduale të kufizimeve, dhe kthim në një lloj normaliteti brenda disamuajsh, shfaqja e të paktën 2 varianteve më infektivë të koronavirusit,nënkupton që shumë popullata do të përballen me bllokime më të ashpra, me të gjitha dëmet njerëzore dhe ekonomike që ato sjellin me vete. Presionet mbi sistemet e kujdesit shëndetësor dhe numri i të vdekurve, mund t’i tejkalojnë edhe ato të ditëve më të zymta të valës së parë së pandemisë 9 muaj më parë. Pjesa e parë e këtij viti që sapo ka nisur, do të duket shumë ndryshe nga sa pritej para disa javësh. Shkencëtarët e kishin ditur gjithmonë që virusi do të pësonte ndryshime. Por ajo që ata nuk e prisnin ishin mutacionet kaq të mëdha, që kanë sjellë ndryshime kaq të shpejta dhe të konsiderueshme me ndikimin që kanë.
Varianti që dominon në pjesën më të madhe të Britanisë së Madhe – dhe i identifikuar tashmë edhe në 25 vende të tjera – përmban 17 ndryshime në kodin e tij gjenomik, të cilat mund të ndryshojë sjelljen e virusit. Ishin këto ndryshime që e ndihmuan atë të zëvendësonte “paraardhësit” e tij dhe të përhapej me shpejtësi edhe gjatë bllokimit kombëtar që përjetoi Anglia. Ndërkohë, një variant i gjetur në Afrikën e Jugut ka 3 ndryshime thelbësore në proteinën e tijtë jashtme,të cilat e ndihmojnë atë të përhapet shumë më shpejt, dhe të shkaktojë një “ngarkesë” më të lartë virale midis viktimave që preken. Tani për tani, variantet nuk duket se kanë nivele më të larta të vdekshmërisë, edhe pse aritmetikisht, nivelet më të larta të transmetimit të lëna jashtë kontrollit do të çojnë në më shumë vdekje.
Asnjëri prej varianteve të mësipërme, nuk mendohet të jetë më rezistent ndaj vaksinave ekzistuese, megjithëse shkencëtarët shqetësohen më shumë për variantin e Covid-19tëAfrikës së Jugut. Krijuesi i vaksinës së BioNTech/Pfizer, ka deklaruar se vaksina mund të modifikohet brenda 6 javësh për të luftuar të gjitha variantet mutante. Por edhe kjo kohë do të shkaktonte vonesa thelbësore. Një nga pasojat është se do të nevojitet një vigjilencë shumë më e madhe ndërkombëtare, për të zbuluar sa më shpejt mutacionet. Në dallim nga shumë aspekte të tjera të kontrollit të virusit, Britania është lidere në këtë drejtim, pasi ka kryer gati gjysmën e të gjithë mbikëqyrjes globale gjenomike të koronavirusit deri më sot.
Edhe Afrika e Jugut, ka aftësi të forta në këtë drejtim. Mund të ketë variante të ngjashme edhe diku tjetër, duke shtuar ritmet e transmetimit të virusit, por kjo mbetet ende për t’u identifikuar. Vende të tjera të përparuara përfshirë Francën, SHBA-në dhe madje edhe Gjermaninë, kanë bërë shumë më pak për monitorimin e ndryshimit të koronavirusit të ri. Gjithsesi, edhe ato do t`a fitojnë aftësinë për t`a bërë këtë me një kosto relativisht të kufizuar. Pasoja e dytë është që ato ekonomi të cilat kanë mundësi t`a përballojnë këtë proces, duhet të fokusohen tek një strategji 2-planëshe:kryerjen sa më shpejt qëtë jetë e mundur të vaksinimit të popullatës, dhe ruajtjen ndërkohë të masave të forta të bllokimit.
Sa më shpejt të vaksinohen anëtarët më të prekshëm të shoqërisë, aq më shpejt mund të lehtësohen masat kufizuese. Por fazat e hershme të vaksinimit,përbëjnë aktualisht një moment të një rreziku të shtuar. Disa shkencëtarë shqetësohen se një popullatë pjesërisht e imunizuar, dhe një transmetimi i shpejtë dhe i vazhdueshëm i virusit, krijojnë së bashku kushtet dhe presionin evolucionar që të shfaqen lloje rezistente ndaj vaksinave. Vendimi i Britanisë për t’i shpërndarë doza e vaksinave tek sa më shumë njerëz që është e mundur, duke rrezikuar të vonojë shpërndarjen e dozës së dytë përforcuese -edhe pse mbështetet nga këshilltarët e qeverisë si strategji-e ka ndarë më dysh mendimin e shkencëtarëve dhe ka krijuar një dilemë ndërkombëtare.
Kufizimet më të ashpra të shpallura në Angli, Skoci dhe shumë pjesë të Evropës, janë korrekte dhe të pashmangshme. Qeveritë me të drejtë janë përpjekur të balancojnë mbrojtjen e jetës dhe sistemeve shëndetësore,në raport me ekonominë. Por, përballë kaq shumë mutacioneve infektive, gjithçka që tolerohet nga bllokimet e ashpra,rrezikon të shkaktojë shifra të patolerueshme të vdekjeve, dhe vetëm sa e vonon momentin kur vaksinat do të ndryshojë gjërat, që jeta normale dhe biznesi t`i kthehen normalitetit. Fundi i kësaj pandemie është në horizont tashmë. Por arritja deri atje,do të kërkojë kalimin e sprovave të mëtejshme e të kushtueshme, të qëndrueshmërisë dhe vendosmërisë.