Carlo Ancelotti ishte mysafir i “Deejay Football Club”. Trajneri i Evertonit zbuloi disa anekdota për të kaluarën e tij, duke përfshirë një bisedë të veçantë që kishte pasur me Massimo Moratti, kur ai ishte president i Interit.

A jeni afruar ndonjëherë nga Interi?-Unë nuk e kisha filluar trajnimin akoma, por Moratti më ftoi në zyrën e tij. Asokohe isha ndihmësi i Sacchi dhe presidenti i Interit më thirri përpara Reggio. Pastaj thirrën Hodgson. Moratti ishte shumë i mirë me mua. Vetëm atë kohë më dha mundësinë për t’u bërë pjesë e zikaltërve. Unë kam qenë trajner i Milanit, kam luajtur për Milanit, prandaj ishte e vështirë për mua të shkoja e të trajnoja Interin. Kjo, për respekt të së kaluarës sime. Ama, kam qenë një interist si fëmijë. Kam qëndruar një interist deri në moshën 13-14 vjeç. Idhulli im ishte Mazzola. Pastaj shkova në kryeqytet dhe u bëra lojtar i Romës. Historia ime si tifoz është e larmishme. Por, ka skuadra me të cilat unë kam qëndruar i lidhur, si Roma dhe Milani.

Po në ligën italiane, a ju pëlqen ky Milani i ri?-Milani po bën mirë, sepse është i vetëdijshëm për forcën që ka. Lojtarët kuqezinj janë të lidhur me këtë vetëdije. Ata e dinë se ky është sezoni, në të cilin mund të bëjnë diçka të rëndësishme. Tamori është i mirë, edhe ne e kemi ndjekur atë. Mandzukic është një garanci më shumë. A do të thotë kjo se mund të besojnë te titulli? Kuqezinjtë kanë treguar se mund të jetë një sezon i mirë, nuk filluan me objektivin për të fituar “Scudetto”, por janë në krye dhe gjithmonë japin maksimumin.

Ka një rrëmujë të madhe te Roma…-Kam lexuar në lidhje me idenë e zëvendësimit të trajnerit. Kjo nuk duhet të ndodhë, të gjithë i dinë rregullat atje, ka shumë njerëz të përgjegjshëm për të bërë drejtësi.

De Rossi, gati për një aventurë të re në Romë?-Nëse doni të stërvitni, sa më lart të filloni, aq më mirë. Ndryshimi nuk është përvoja, por njohuria. Daniele e njeh futbollin, pak a shumë si Pirlo. Nuk mund t’i thuash jo një oferte si ajo e Juves, vetëm nëse je i çmendur.

Një vlerësim për VAR…-Futbolli ka ndryshuar me pandeminë, nuk mund të gëzohesh, gjithashtu, sepse gjithmonë ka kontroll nga VAR për çdo gol të shënuar, ose të pësuar. Kur shënon një gol, e di se ekziston VAR dhe duhet të presësh që zyrtari i katërt të konfirmojë. Është një vonesë 30-40 sekonda dhe nuk ia vlen më gëzimi. Në ligën angleze nuk mërzitesh, edhe të luash kundër të vegjëlve është e vështirë. Tani i shikoj ndeshjet si të gjithë në shtëpi, pasi nuk mund të shkosh askund.