Arsenali ka njoftuar se ka nënshkruar kontratë të re me futbollistin, Rob Holding. Qendërmbrojtësi anglez do të jetë pjesë e “Topçinjve” deri në vitin 2024, me një opsion për të zgjatur edhe për një vit tjetër.

25-vjeçari ka qenë pjesë e Arsenalit që nga viti 2016, duke bërë 53 paraqitje. Para se të vinte te Arsenali, Holding kishte qenë pjesë e klubit të Bolton Wanderers, kurse ishte në huazim për një periudhë të shkurtër te Bury.