Aktori legjendar John Reilly ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare. Lajmi i hidhur u bë i ditur nga vajza e tij Caitlin në rrejte sociale. Shkaku i vdekjes së aktorit i cili u bë i njohur për për një publik të gjërë përmes serialit ‘’Dallas’’ dhe rolit të tij protagonist në serialin të ABC ‘General Hospital’’ nuk është mësuar ende.

“Drita më e ndritshme në botë është shuar. Imagjinoni personin më të mirë në botë. Tani imagjinoni atë person që është babai juaj. Unë jam shumë mirënjohës që ai ishte imi”- shkroi ndër të tjera në postim vajza e tij. John konsiderohej si një nga yjet më të rëndësishme të epokës së artë të televizionit amerikan.