Aktorja koreano-jugore, Song Yoo-jung ka humbur jetën në moshën 26-vjeçare. Ajo u gjet pa shenja jete në Seoul të shtunën, ndërsa mbeten të paqarta shkaqet e vd ek jes. Lajmi i hidhur u konfirmua nga përfaqësuesit e saj në agjensinë e talenteve.

Ceremonia mo rtore ishte tepër private dhe u mbajt ditën e hënë. “Song Yoo-Jung ishte një mikeshë e jona, e cila na përcillte gjithmonë lumturi me buzëqeshjen e saj dhe ishte një aktore e mrekullueshme, e cila aktronte plot pasion”, thuhej një njoftim.

New York Times shkruan se ka pasur një shifër të lartë të vet ëv ras jeve nga të rinjtë në vend. Song Yoo-jung e nisi karrierën në moshën 20-vjeçare teksa shfaqej në reklama të ndryshme për Estee Lauder dhe Baskin-Robbins. Në vitin 2019, bëri rolin e Han Da-Won në serialin ‘Make a wish’, ku luante si një studente arkitekture që kërkonte shpirtin e saj binjak.