12. Virgjëresha E enjtja dhe e premtja do të jenë ditët më të vështira. Por edhe pse je në fund të renditjes cdo gjë është momentale sepse ju jeni një shenjë e fortë.

11.Binjakët Duke nisur nga 20 dhjetori Saturni nuk do të jetë më kundra jush. Në këtë periudhë mund të keni disa tensione.Kujdes nga gabimet që mund të lindin nga shpërqëndrimi. Përpiqu të zgjidhësh disa probleme me të shkuarën.

10.Peshqit Jeni një nga shenjat më të forta për momentin, dhe do të vijoni të jeni të fortë edhe për vitin 2018. Në këto moment jeni të detyruar të bëni disa llogari me një sërë angazhimesh. Ju prêt një javë e vështirë për ndjenjat. Kujdes të hënën dhe të martën, por do të jeni në gjendje të rekuperoni gjatë javës.

9.Ujori Kujdes me dashurinë, do të mund të ndiheni të stresuar. Por do të jenë momentale. Së shpejti do të keni një transit pozitiv dhe do të keni mundësi të rekuperoni dhe të zgjidhni disa probleme. E premtja dhe e shtuna janë ditët më të mira. Ju tërhiqeni nga njerëz të ndryshëm nga ju dhe keni nevojë që të keni pranë njerëz të fortë dhe që janë pikë referimi për ju.

8. Bricjapi E mërkura dhe enjtja do të jenë ditë të lodhshme për ju. Kujdes mos reagoni me shumë impulsitet. E premtja dhe e shtuna do të jenë ditët më të mira për të zgjidhur konfliktet.

7 Gaforrja Pjesa e parë e javës do të jetë e mbushur me tension. Për momentin përqëndrohuni në atë cka bëni më mirë. Të mërkurën dhe të enjtjen janë ditët kur mund të reflektoni më mirë. Duhet të tregoheni të kujdesshëm mbi të gjitha në dashuri, ku që nga gushti po përpiqeni të zgjidhni disa probleme.

6 Demi Po shpëtoni nga planetët në kundërshtim. Dielli nuk është më përballë jush. Do të jetë një vit i vecantë. Në përgjithësi je një shenjë e kujdesshme, merrni vendime vetëm nëse jeni të sigurt pr pasojat. Keni dëshirë për të bërë gjëra të reja në jetë.

5 Akrepi Horoskopi i Paolo Fox ju këshillon të mos jeni shumë negativë. Kur keni një pozicion të mirë astrologjikë do të ishte mirë të vepronit. Mos prisni që gjërat të ndodhin vetë. Mos anashkaloni përgjegjësitë.Mund të humbisni mundësi të rëndësishme.

4 Peshorja Jeni një shenjë shumë emotive.Të mërkurën dhe të enjten kujdes sepse Hëna është përballë jush. E diela do të jetë dita më e mirë për ndjenjat. Do të gjeni forcë dhe pse jo do të arrini edhe një sukses personal.

3 Luani E mërkura dhe e enjtja do të jenë ditë të rëndësishme. Kujdes me paratë, ju prêt një vit i rëndësishëm ku do të mund të realizoni projekte të mëdha.

2 Dashi E shtuna do të jetë një ditë e favorizuar për ndjenjat. Pranvera është plot të reja për ju.Është periudha më e mirë për të vepruar pasi në mars dhe prill do të duhet të marrësh vendime të rëndësishme.

1Shigjetari Duke nisur nga e premtja vijon një periudhë e mirë për ndjenjat. E mërkura dhe e enjtja ditë të mira për emocionet dhe taimet. Keni patur ndryshime në punë por është koha që të gjeni ekuilibër. Nga mesi i javës do të keni më shumë energji dhe do të mund të zgjidhni disa cështje.