Diego Costa ndëpreu bashkëpunimin me Atletico Madrid dhe ka dalë lojtar i lirë. Drejtuesit e klubit spanjoll po punojnë për të gjetur zëvendësuesin e tij. Shumë emra qarkullojnë për përforcimin e sulmit të ekipit kryesues të kampionatit spanjoll, teksa ideja e fundit quhet Moussa Dembele.

24-vjeçari aktivizohet në majë të sulmit dhe është pjesë e Lyon prej vitit 2018. Këtë sezon e ka gjetur vetëm një herë rrugën e rrjetës, kjo prej faktit që e ka humbur postin e titullarit.

Foot Mercato raporton se “Los Colchoneros” kanë kontaktuar klubin francez. Simeone e pëlqen shumë francezin me origjinë nga Mali dhe negociatat kanë nisur.

Atletico ka propozuar marrjen e Dembele në huazim deri në fund të sezonit, me të drejtë blerje në verë për një shumë që nuk është përcaktuar akoma.