Qeveria austriake ka vendosur ta zgjasë bllokimin e saj aktual deri më 24 janar, njoftoi sot ministri i Shëndetësisë, Rudolf Anschober. “Masa do të thotë që shumë shitës me pakicë, restorante, dyqane dhe ofrues të shërbimeve pritet të qëndrojnë të mbyllura deri në atë datë”, shtoi ai.
Kufizimet e hyrjes, që prekin udhëtarët nga pothuajse të gjitha vendet, gjithashtu, pritet të mbeten në fuqi. Personat që vijnë nga cilido vend i caktuar si zonë rreziku do të qëndrojnë në karantinë deri në 10 ditë. Bllokimi i Austrisë pritej të mbaronte më 18 janar.