Zyrtarët shëndetësorë në SHBA i hodhën poshtë pretendimet e presidentit Donald Trump, se numri i njerëzve që kanë vd ek ur nga sëmundja COVID-19, është ekzagjeruar. Në një postim në Twitter, më 3 janar, Trump tha se Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve përdor “një metodë qesharake të përcaktimit, krahasuar me vendet e tjera”.

Trump nuk ofroi dëshmi për këtë dhe la të kuptohet se kur zyrtarët shëndetësorë kanë dyshime për shkakun e vd ekj es, ata ia atribuojnë atë sëmundjes COVID-19. Kreu operativ i Korpuseve të Shërbimit të Shëndetit Publik në SHBA, Jerome Adams, tha për rrjetin televiziv CNN se nuk sheh asnjë arsye për të vënë në dyshim shifrat e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Drejtori i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Infektive, Anthony Fauci, tha se “ato janë shifra të vërteta, njerëz të vërtetë dhe vdekje të vërteta”. Fauci po ashtu mbrojti fushatën e SHBA-së për vaksinimin e qytetarëve.Deri më tash, rreth 4.2 milionë amerikanë kanë marrë dozat e para të vaksinës Pfizer/BioNTech ose Moderna. Të dyja këto vaksina duhet të jepen në dy doza për të qenë efektive. Por, shifra e të vaksinuarve është larg parashikimeve zyrtare për 20 milionë të vaksinuar deri në vitin e ri. Mbi 13 milionë doza vaksinash janë shpërndarë në të gjithë SHBA-në, por përpjekjet për t’i vaksinuar punonjësit shëndetësorë dhe njerëzit në nevojë, janë penguar nga problemet logjistike.

“Ka pasur disa çrregullime. Kjo është e kuptueshme”, tha Fauci. Ai tha se tani rreth 500,000 amerikanë vaksinohen çdo ditë, “një numër shumë më lartë sesa kur ka nisur programi i vaksinimit”, muajin e kaluar. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar mbi 20 milionë raste me COVID-19 dhe mbi 351,000 vi kt ima. Në të gjithë botën, sëmundja ka prekur mbi 85 milionë njerëz dhe ka v ra rë mbi 1.8 milion.