Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i shoqëruar nga deputeti Luan Duzha pa nga afër punimet që po kryhen për rikonstruksionin e rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike në Cërrik. Sipas Ballës, investimi që po kryhet për sistemimin e tensionit të ulët për zonën e Shtërmenit, Gostimës dhe Floqit, ndërsa përfitojnë 2300 abonentë.

“Ky është një investim shumë i rëndësishëm që banorët e këtyre zonave e kanë kërkuar prej shumë vitesh. Me investimin e 1.2 mln euro janë vendosur 23 kabina elektrike, 800 shtylla të reja si dhe është shtruar afro 60 km kabllo i ri. Në qarkun e Elbasnit gjatë këtij viti investohen rreth 5 mln euro në gjithë rrjetin.e shëërndarjes së energjisë elektrike”, deklaroi Balla.