“Partia Socialiste mbetet e vetmja forcë politike ku shumica e shqiptarëve i besojnë përgjegjësinë qeverisëse dhe aspiratën për integrim europian”. Kështu u shpreh sot kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ndërsa postoi foto nga inspektimet në terren të investimeve të kryera për komunitetin.

“Pas festave rikthehemi në detyrën tonë, me respektimin e masave mbrojtëse dhe me energjitë për t’u shërbyer njerëzve dhe komuniteteve që kemi nderin të përfaqësojmë”, tha Balla. Qasja jonë, vijoi Balla, “ka qenë dhe mbetet e qartë: ne duhet të vazhdojmë të qeverisim me besnikëri të madhe ndaj njerëzve të zakonshëm të këtij vendi, të cilët janë aleatët tanë të vetëm”. “Njerëzit e zakonshëm nuk i takon dot në studiot televizive, apo duke komentuar nga divani i gjumit. Populli është gjyqtari më i drejtë, ai nuk gabon”, tha Balla.