Ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Obama sot feston ditëlindjen. Ne mesin e shumë urimeve nga familjarët dhe miqtë e saj, natyrisht se nuk mungoi edhe ai i bashkëshortit të saj, Barackut. Urimet e ish-Presidentit të Amerikës, Barack Obama ndaj bashkëshortes së tij, Michelle Obama janë kthyer gjithmonë në kryefjalën e meidave rozë, e kjo për shkak se ai kujdeset t’i dedikojë asaj fjalët më të ndjera.
Edhe sot ai ka ndarë një foto të Michelle kur ishte e re dhe e shoqëron me këto fjalë: “Gëzuar ditëlindjen dashurisë sime, partnerja ime dhe shoqja ime e ngushtë. Çdo moment me ty është një bekim. Te dua Miche”. Në intervista të ndryshme Barack dhe Michelle kanë treguar detaje të ndryshme për raportin e tyre, duke theksuar se kanë qenë mbështetja më e madhe e njëri-tjetrit në ditë të mira apo të vështira. Dyshja janë prindër të dy vajzave, Malia Ann Obama dhe Sasha Obama.